Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka krijuar nje subjekt te ri politik me te cilin do te garoj ne zgjedhje lokale. Per Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin quhet subjekti i ri politik.
Subjekti i ri quhet:
PËR DRENASIN KAMPION ME RAMIZ LLADROVCIN
PDKRLl
Ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e duan Drenasin me qeverisjen e shkëlqyer, qeverisjen e pandikuar nga faktorët jashtëligjorë dhe jashtë komunës së Drenasit, ta përkrahin subjektin e ri garues në zgjedhje lokale, duke dëshmuar se qytetari i Komunës së Drenasit nuk meriton këtë trajtim, ka aftësi kritike dhe vepron sipas bindjes së vet dhe nuk lejon të keqpërdoret besnikëria e deritanishme për interesa tjera që më së paku e nderojnë qytetarin e Drenasit.
Bashkë, vazhdojmë, +4. PDKRLl!














