Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci, sqaroi se paga e tij pas zgjedhjeve është vazhduar si ministër në detyrë dhe jo si deputet.
Ai tha se kishte respektuar procedurat institucionale dhe kishte lënë që administrata ta aplikojë modelin e mëparshëm të pagesës.
“Ne ju kemi drejtu, administrata e Kuvendit na ka shkru email. Pyetja ka qenë: a dëshironi ta merrni pagën si ministër në detyrë apo si deputet i zgjedhur? Përgjigja ka qenë që respektojmë praktikat e mëhershme. Kur doli rroga, e pashë që rrogën e mora të ministrit”, tha Peci.
Sipas tij, është më mirë që ministrat në detyrë të vazhdojnë të paguhen si të tillë, për të shmangur debatet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe pagesat për pjesëmarrje.
“Ne vazhdojmë me marrë pagat e ministrave dhe ma mirë që i marrim pagat e ministrave, për shkak se ka shumë përfolje që po thonë ‘po shkojmë për meditje e s’po e konstituojmë Kuvendin’. Jo, ma, ajo është rregullorja e Kuvendit”, theksoi ai.