Partia Demokratike e Kosovës është bërë partia e parë në Kosovës e cila ka prezantuar sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

“Stop Krizës, Ndrysho Kosovën”, është slogani i radhës i PDK-së në këto zgjedhje parlamentare, të tretat me radhë brenda 1 viti e gjysmë.

Sipas PDK-së, ajo çfarë shkruhet në slogan do të jetë edhe misioni i saj për një Kosovë me një të ardhme më të ndritur.

“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës. Kosova ka nevojë për ndryshim. Për stabilitet, zhvillim dhe një qeveri që merret me jetën e përditshme të qytetarëve. Me mirëqenien e familjeve kosovare”.

Duke e përshkruar sloganin e partisë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka potencuar se ky ka qenë mesazhi që më së shumti ka dëgjuar nga qytetarët.

“Ky është mesazhi që kam dëgjuar çdo ditë nga qytetarët anekënd Kosovës. Dhe kur kjo kërkesë vjen nga familjet, nga të rinjtë, nga punëtorët e pensionistët që po e përballojnë jetën çdo ditë me vështirësi, atëherë ndryshimi nuk është vetëm nevojë – është domosdoshmëri. Prandaj, ky është zotimi ynë: T’i japim fund krizave. Ta ndryshojmë bashkë Kosovën!”.

Partia tjera kryesore në vend ende nuk i kanë prezantuar sloganet e tyre, ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale kërkoi përkrahjen e qytetarëve që këta të fundit t’i propozojnë idetë e tyre për sloganin e radhës së partisë që deri dje ishte në pushtet.