Partia Demokratike e Kosovës thotë se situata e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka hyrë në një fazë që kërkon qartësi përfundimtare kushtetuese, kjo, sipas tyre, pas shkeljes së afateve, bllokimit të përsëritur të procesit dhe vendosjes së kushteve të reja politike nga Lëvizja Vetëvendosje.
“PDK rikujton se Kuvendi i Republikës së Kosovës është dashur të konstituohet brenda afatit 30-ditor, më së largu më 7 gusht, sipas Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese. PDK vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje e shkeli këtë afat, ndërsa më pas vendosi vetë një afat të ri, 6 shtatorin, të cilin gjithashtu nuk e respektoi. Përkundër kësaj, Partia Demokratike e Kosovës, për hir të 16 shtatorit dhe vendimit të madh që pritet në Hagë, pranoi të marrë pjesë në seancat e Kuvendit edhe përtej këtyre afateve, me qëllimin e vetëm që procesi i konstituimit të përfundonte”, thuhet në komunikatën për media











