Pas arrestimit të prokurorit Beqë Shala, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bastisur shtëpinë e tij.

Prokurori i cili shërben në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është prangosur mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës në dyshimin për “marrje të ryshfetit”.

Kështu njoftoi Sistemi Prokurorial përmes një postimi në Facebook.

Hetimet u zhvilluan edhe në bashkëpunim me kryeprokurorin e Prizrenit Petrit Kryeziu.