Policia e Kosovës po qëndron në sigurim jashtë oborrit të QKUK-së, ku po trajtohet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve Naim dhe Driton Morina në fshatin Gollubovc të Malishevës.
Isufi u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të sotë.
Ai kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe fillimisht iu dha trajtim mjekësor në QKMF-në e Malishevës, përpara se të transferohej në QKUK për kujdes të mëtejshëm.















