Një plagosje me armë zjarri është raportuar në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj. Sipas burimeve të portalit SkenderajLive, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Po sipas të njëjtave burime, i dyshuari për rastin është pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Burimet bëjnë të ditur se si i dyshuari ashtu edhe i plagosuri janë nga fshati Kopiliq, Komuna e Skenderajt.
SkenderajLive do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejme rreth këtij rasti. Edhe i dyshuari për plagosje, edhe viktima janë emra të njohur për redaksine















