Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare katër ditore në Malajzi. Osmani atje ka hapur edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, ndërkohë që mediat e Malajzisë kanë raportuar edhe për vizitën që Osmani ka bërë në Xhaminë Kombëtare në Kuala Lumpur, shkruan Gazeta Express.
Osmani në pamjet e publikuara shihet që është mbuluar me shami dhe ka nderuar me lutje ish-kryeministrin e Malajzisë Abdullah Ahmad Badawi, që ka vdekur në prillin e këtij viti.
Osmani po qëndron në Malajzi që nga 1 maji dhe do të përfundojë vizitën e saj atje më 4 maj./Express/

