Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 14:50 në Gjilan dhe sipas Policisë rasti është cilësuar si “vetëvrasje”.
“Gjilan, 11.02.2025 – 14:50. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.














