Drenica ka arritur që me fitoren e sotme, të shpallet kampione e Grupit A në Ligën e Parë, dhe kësisoj edhe të sigurojë rikthimin në Superligën e Kosovës, pas dy sezoneve mungesë.

Ekipi i drejtuar nga Bylbyl Sokoli mori një fitore të madhe ndaj Istogut në “Bajram Aliu”, me shifrat prej 3-0.

E veçanta e kësaj fitoreje – pos rikthimit në Superligë – ishte edhe tregolëshi i shënuar nga nipi i Adem Jasharit, Igball Jashari.

Tre golat e Jasharit e vulosën rikthimin e Drenicës në elitën e futbollit kosovar, si kampione, duke qenë tetë pikë para Lirisë në vendin e dytë.

Drenica kishte rënë nga Superliga në sezonin 2022/23, duke përfunduar në vendin e 10-të me 23 pikë nga 36 ndeshje.