Policia ka njoftuar se ka marrë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organizatorët për ndeshjen Kosovë Turqi.
Njoftimi i plotë:
Njoftim lidhur me zhvillimin e ndeshjes kualifikuese të futbollit Kosovë-Turqi
Prishtinë, 31.03.2026
Policia e Kosovës njofton qytetarët se me datë 31 mars 2026, duke filluar nga ora 20:45, në Stadiumi
Fadil Vokrri do të zhvillohet ndeshja finale e play-off-it për FIFA World Cup 2026 ndërmjet Kosovës dhe
Turqisë.
Duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë të kësaj ndeshjeje, janë ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë
në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe organizatorët. Policia e Kosovës, së bashku me strukturat
mbështetëse angazhohen për të garantuar rendin dhe sigurinë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të
ndeshjes.
Do të ketë prani të shtuar policore në stadium, në qytet dhe në tri “Fan Zona”:
Me qëllim të lëvizjes së delegacioneve, lehtësimit në qarkullim dhe zhvillimit të ndeshjes, do të ketë
bllokime të përkohshme të rrugëve: lokale dhe Nacionale si në vijim rrugët: Tring Ismajli, Agim Ramadani,
Eqrem Çabej, Semaforat kryesore, Bulevardi Bill Clinton, Rrethi te Stacioni i Autobusëve, Rruga
Hekurudhat, Rruga Tirana (drejt stadiumit), ndërsa gjatë Largimi nga stadiumi drejt aeroportit: Rruga
Tirana, Arbëria, rr. Ahmet Krasniqi dhe Autostrada (drejt aeroportit).
Rrugë të tjera kanë kufizime të përkohshme në Perimetrin rreth stadiumit, rr. Luan Haradinaj (deri te
Ministria e Drejtësisë) dhe rr. Fehmi Agani
Këto bllokime do të jenë të përkohshme dhe do të realizohen në intervale kohore, varësisht nga lëvizjet
zyrtare dhe nevojat e lehtësimit ne trafikun rrugor.
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që:
Të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren
Të përdorin rrugë alternative kur është e mundur
Të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike
Siguria dhe mbarëvajtja e kësaj ngjarje sportive është përgjegjësi e përbashkët.
Ftojmë qytetarët për mbështetje dhe respektim të rendit publik.













