Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ndaluar për 48-orë të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçarit në Gjakovë.
Për të dyshuarin meme inicialet I.S., Prokuroria thotë se brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
“Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e Rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet I.S. dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.
Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast”, thotë Prokuroria















