Eshte raportuar dje për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ku mbeti i plagosur Hill Paluca.

Sinjali mëson ekskluzivisht se në lidhje me këtë rast është ndaluar Diart Bytyqi, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ky nuk është rasti i parë në të cilin emri i Bytyqit lidhet me një çështje penale. Ai ishte arrestuar edhe më 12 maj 2025, pas një ngjarjeje tragjike që kishte ndodhur në zonën malore mes fshatrave Lubizhdë dhe Skorrobisht të Prizrenit, ku kishte humbur jetën Anton Tunaj.

Në atë rast, Bytyqi ishte ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Ndërkohë, në rastin e fundit, Bytyqi dyshohet se është përfshirë në plagosjen e Hill Palucës, i cili pas incidentit është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të plagosjes.