Organizatat e bizneseve kanë filluar protestën kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor.

Protesta ka filluar nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.

Me pankarta në duar “ Mos e favorizoni importin” e mbishkrime të tjera ata po protestojnë.