“As s’e di kush aplikon”, kishte deklaruar tashmë Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci kur i ishte përgjigjur akuzave në lidhje me përfitimin e granteve ku favorizoheshin familjarë të njerëzve në pushtet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, një deklaratë e tillë s’po rezulton e saktë.

Krahas njohjes, Peci duket të ketë ngrënë e pirë me disa prej tyre.

Në një fotografi të gushtit 2024, ku Peci shihet nën shoqërinë e disa personave në një darkë duke ngrënë mish.

Në këtë rast bëhet fjalë për Femi Jerliun, një nga personat në këtë drekë/darkë me Pecin, e gruaja e të cilit, Sanije Jerliu ka aplikuar dhe ka përfituar grantin 100 mijë eurosh në AZHB për “Investime në blerjen e makinerive bujqësore”.