Aktivisti i Vetëvendosjes në Malishevë, Tafi Kastrati, e ka denoncuar publikisht dhe në organet e rendit, bashkëpartiakun Valon Hoti, kandidat i kësaj partie për kryetar të komunës, duke pretenduar se e ka kërcënuar.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka shpjeguar se ky rast ka ndodhur sot dhe lidhet me reagimet e tij për gjendjen e qytetit, të cilat siç thotë ai e kanë nxitur Hotin.
“Unë si qytetar i këtij vendi e aktivist politik kam reaguar e reagojë për çdo gjë që i ndodhë qytetit tim! Është e papranueshme që qyteti ynë të mbetet pa energji elektrike e pa ujë, duke na vështirësuar jetën e përditshme dhe duke dëmtuar bizneset lokale. Pa dritë e pa ujë nuk ka as dinjitet për qytetarin, as zhvillim për ekonominë.
Keto reagime të drejta duke gjetur edhe fajtor ne pengesën e tyre, kanë nxitur kandidatin për Kryetar Komune Valon Hotin që sot me më ndalë ne rrugë e në prezencë të fëmijë me me kërcenuar! Jo që më trembë një leckë e tillë por është e rrezikshme ku shkon mentaliteti dhe poshtërsia e njerzëve për të cilët kam kontribuar e angazhuar me bërë keso kërcenime!”
Kastrati ka treguar tutje se rastin e ka denoncuar edhe në Polici.
“Ato nuk më ndalin! Andaj sot rastin e kam raportuar ne polici sepse është obligim i imi, përveq që me i demasku ata që nuk kanë dinjitet rrespekt e nder ndaj vlerës zërit kritik”















