Një ditë e veçantë për Agnesa Behlulin, vajzën e njohur të këngëtares Shkurte Fejza, e cila sot ka bërë hapin e rëndësishëm drejt martesës.
Momenti i kurorëzimit të dashurisë së saj ka sjellë emocione të forta, të cilat janë kapur në pamjet e publikuara nga “Prive”.
Gresa, një nga shoqet më të afërta të Agnesës, nuk ka mundur të përmbajë emocionet e saj, duke u shfaqur e emocionuar dhe duke qarë gjatë ceremonisë.
Ky është vetëm fillimi i festimeve, pasi Agnesa dhe partneri i saj planifikojnë një dasmë madhështore që do të zhvillohet më 19 qershor në një nga lokalet më luksoze të Prishtinës.















