Ka përfunduar pjesa e parë në Leskovc ku Shqipëria po avancon falë golit të shënuar nga Rey Manaj në minutën e 46-të të shtesës.

40’ Kanë mbetur edhe pesë minuta lojë deri në fund të pjesës së parë, ku gjyqtari në minutën e 37-të u konsultua me VAR-in për një prekje të mundshme me dorë të Laçit, por loja vazhdoi pasi VAR-i tha se nuk kishte një gjë të tillë.
35’ Shqipëria e ka marrë kontrollin e lojës 10 minuta para fundit të pjesës së parë kundër Serbisë. Deri më tani, për më shumë se gjysmë ore lojë vetëm një goditje në portë është dhënë nga të dyja kombëtaret.
30’ Pas gjysmë ore lojë, Shqipëria ka arritur që t’i krijojë dy rastet e para. Rasti i parë ishte në minutën e 23-të me anë të Uzunit, ndërsa rasti i dytë ishte goditja me kokë e Brojës, por që topi nuk shkoi në portë.
25’ Shqipëria e ka rrezikuar për herë të parë portën serbe në minutën e 23-të me anë të një goditje të lehtë të Uzunit, por që gjuajtja u prit nga portieri serb.
20’ Janë luajtur 20 minuta lojë, por që asnjëra kombëtare deri më tani nuk po arrin që ta rrezikojë portën kundërshtare. Serbët po vazhdojnë thirrjet anti-Kosovë në shkallët e stadiumit edhe më tej.















