Gazetari i njohur Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj një komenti të ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Hasan Preteni, i cili përmendi përvojën e tij gjatë luftës dhe kushtet e vështira me të cilat ishte përballur.
Preteni, përmes një komenti në postimin e Mehemtajt, shkroi: “Isha komandant batalioni për një vit dhe nuk kisha uniformë! Kjo foto në zyrë me kaskë!!!”
Reagimi i Mehmetajt erdhi në formë kritike, duke e akuzuar Pretenin për hipokrizi dhe përkrahje të figurave politike që, sipas tij, kanë fyer ish-luftëtarët e UÇK-së.
“Hasan Preteni, kurse tash ka ardhur hesapi: je bërë përkrahës i Hekuran Muratit, që ju ka quajtur mercenarë. Çfarë jete,” ka shkruar Mehmetaj.