Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se edhe sot pritet të ndodhë e njëjta gjë në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Ai theksoi se duhet bërë një marrëveshje politike.

Ka mundësi të shkohet siç ka shkuar deri tani. Po besoj që sa më shpejt të bëhet ajo shumicë parlamentare dhe gjërat të ecin në rrugën e duhur. Një marrëveshje politike e publikuar dhe pastaj gjërat shkojnë në rrugën e duhur.

Ai tha se s’ka pasur takim me Kurtin, por shprehu gatishmërinë për t’ju përgjigjur një ftese nëse vjen.

Ai përmendi se ka takuar Konjufcën.

“Jam i gatshëm me Kurtin kurdo që kam ftesë, me të gjithë. Sjemi takuar dhe nuk kam ndonjë ftesë. Me glauk Konjufcën kemi pirë kafe para dy dite, kemi biseduar”, tha Limaj para gazetarëve.