Ka vdekur sot polici i njësisë speciale Sami Gashi nga Mitrovica.

Gashi poashtu ishte dhe pjesëtar i UÇK-së ku i shërbeu atdheut me përkushtim.

Postimi i plotë:

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërmit e tij përmes një postimi:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të nipit tonë të dashur Sami Gashi, i cili i shërbeu me nder dhe përkushtim atdheut si ushtar i UÇK-së dhe pjesëtar i njësisë speciale të Kosovës.

Ai do të kujtohet gjithmonë për trimërinë, sakrificën dhe shpirtin e tij të fortë. Humbja e tij është e madhe për ne dhe për të gjithë ata që e njohën.

I përjetshëm kujtimi i tij. U prehtë në paqe.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.