Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.

Sipas Klanit, i dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se i dyshuari i arrestuar për krime lufte është Shahin Bushi i cili dyshohet se ishte pjesë e grupit paramilitar serb.