Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.

“Policia e Kosovës ka pranuar një njoftim nga zyrtarë të lartë të Kuvendit për një kërcënim me bombë. Gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm. Deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve. Hetimet do të vazhdojnë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike”, tha ai.