Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i habitur me insistimin e kryetarit të VV-së Albin Kurti i cili propozon emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, shkruan Periskopi.

“Ky insitim që ose Albulena Haxhiu ose askush tjetër është duke e sjell bllokadën të cilën jemi dhe me të thënë të drejtën po e shoh në mënyrë të habitshmë këtë qasje të zotëri Kurtit se nuk po ia kuptoj logjiken apo borxhin që ka ndaj kushdo qoftë. Se me qenë një deputet më e rëndësishme sesa kuvendi më e rëndësishëm se zhbllokimi I situatës nuk ka ndodhë”, tha Krasniqi