Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka folur pas takimit me liderët e partive tjera dhe presidenten Osmani

Ai tha se VV insiston në Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit dhe se ai ka kërkuar që ajo të ndryshohet.

“Ishte takim i propozuar edhe nga PDK. Në këtë përpjekje për zhbllokim të situatës, VV insistoi që ta mbajë Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit. Unë kërkova që z.Kurti ta ndryshojë kandidaten, të vie me një propozim tjetër, një gjë e tillë pres që nuk do të ndodhë dhe jemi në situatë pothuajse të njëjtë. Por duhet ta shohim këtë takim si një hap para drejt gjetjes së zgjidhjes”, tha Krasniqi.“S’ka risi. Kurti nuk besoj se do ta ndryshojë kandidaten. Nuk i ka votat, po e mban peng shtetin”, shtoi ai.