Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve që kanë përfshirë territorin e saj. Si pasojë e situatës, është formuar edhe shtabi emergjent për menaxhimin e gjendjes.

Në kuadër të këtyre masave, autoritetet komunale kanë vendosur që fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 të shtyhet deri më 12 janar 2026, transmeton lajmi.net.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Po ashtu, është bërë e ditur se ditët e humbura të mësimit do të kompensohen.

Njoftimi i plotë: 

Njoftim për qytetarët

Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka formuar shtabin emergjent.

Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026.

I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen.