Gjashtë deputetë të LDK-së janë deklaruar kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.
Kështu njoftoi kreu i kësaj partie, i cili tha se me këtë grup parlamentar nuk mund të bëjë më tepër.
Ai i kërkoi falje popullit që s’u arrit konsensus brenda LDK-së për emrin e Sejdiut.
“Të gjithë ata që janë përpjekur për të minuar këtë balancë demokratike, po i shërbejnë shtrirjes së pushtetit absolut nga një parti e vetme në Kosovë. Do ta kuptojmë e do sa shohim këtë ditë shumë shpejt për ta kërkuar sërish edhe një herë. Ndjej keqardhje dhe kërkim falje për popullin e Kosovës. Kaq munda, nuk mundem më tepër, jo me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje, jo me këtë ndarje. Jam përpjekur për të dhënë një njeri të dinjitetshëm për postin e Republikës, me shumë pak gjasa, kundër një partie që ka pasur kërkesa absolute për president të vetin, Fatkeqësisht po e humbim një mundësi të tillë për teke krejtësisht individuale. Kjo është politikë jo e kohës”, deklaroi kreu i LDK-së, raporton Klankosova.tv.
I pyetur nëse do të ketë vazhdim të diskutimeve me LVV-në për një emër të ri për president, ai tha se “nuk do të ketë diskutime tjera”.













