Skenës së muzikës kosovare po i bashkohet edhe një artist i ri dhe i talentuar. SINEHOOD ka vendosur që përmes projektit të tij të “Matrix”, të depërtojë në industrinë e muzikës si profil misterioz por interesant gjithsesi. Përmes “Matrix”, Sinehood paraqet triumfin dhe sakrificën për të arritur tek e ardhmja.

“Matrix” është projekti i dytë muzikor. Ajo çka vërehet në këtë projekt unik është gërshetimi i klasikes me modernen. Klipi fillon me një nga tingujt e muzikës burimore dhe vazhdon me ata modern që e bën projektin edhe me atraktiv.

Të veçantë këtë projekt e bënë se këngëtari misterioz e ka krijuar vet tekstin, melodinë dhe arnazhmanin. Edhe pse i ri në skenën muzikore, projekti i ri është pritur mirë gjë që jep motiv Sinehood të vazhdojë me krijimtarinë e tij artistike.