Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të dyshuar marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të ketë peshë prej 6 gramë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se të dyshuarit janë: Zyhdi Kadiri, rreth 38-vjeçar dhe Bleron Uka, rreth 24-vjeçar.

Rasti është raportuar dje, ndërsa materiali i sekuestruar dhe shkresat përkatëse janë dërguar nga Stacioni Policor në Rahovec në Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Gjakovë.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit kujdestar, është marrë vendim që të dy personat të lirohen në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale: “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge””.