Kandidati i PDK-së për deputet, Besim Hoxha ka thënë se sot pati kënaqësinë të takohet me Osman Xani, pronar i Xani Bau.

Ai tha se diskutuan për zhvillimin e bizneseve vendore, punën e palodhshme dhe rëndësinë e investimeve që sjellin rritje dhe vende pune në vendin tonë.

“Një takim shumë pozitiv me një njeri punëtor dhe të përkushtuar në fushën e ndërtimit”, tha ai.