Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se kandidatët të cilëve u janë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve, varësisht nga deklarimet që do t’i japin komisionerët dhe kryesuesit.

Në konferencën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, lidhur me aksionin e zhvilluar sot për dyshimet e manipulimeve me vota në Malishevë, ajo theksoi se fillimisht duhet të sigurohen prova nëse komisionerët apo kryesuesit kanë vepruar me nxitje apo ndikim nga ndonjë deputet për t’ua shtuar votat.

“Mënyra e shtimit të votave të një kandidati për t’u bërë deputet bëhet me dashje”, tha ajo.

“Kandidatët që iu kanë shtuar votat do të jenë objekt i hetimeve pavarësisht cilësisë që do ta trajtojmë, varësisht prej intervistave që na vijnë dhe deklarimet të komisionerëve dhe kryesuesve, ngase duhet të sigurojmë prova se vërtetë ka qenë i shtyrë nga një deputet që t’ia shtojë votat dhe mënyrën pse i janë shtuar. Se si është bërë që gjatë hetimeve nga sot e deri në përfundim, që të vazhdojmë më tutje. Nuk do të amnistohet asnjë person pavarësisht funksionit që ka. Vetëm të kemi prova të mjaftueshme”, deklaroi Pula në konferencë,