Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, ka marrë pjesë në Turnirin Tradicional në nderim të dëshmorëve të kombit që u mbajt në Studençan të Suharekës.

Kandidati nga diaspora që vjen nga një familje e cila dha shumë për lirinë e Kosovës, ka shprehur mirënjohje të përhershme për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit

“Turniri Tradicional “Dëshmorët e Kombit” në Studençan, një organizim në nderim të dëshmorëve të lirisë dhe sakrificës së UÇK-së. Me respekt e mirënjohje të përhershme për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit. Lavdi UÇK-së dhe heronjve të kombit!”, ka shkruar Kadriaj në Facebook.