Irani i është kundërpërgjigjur Izraelit duke e sulmuar dhe duke goditur dhjetëra objektiva, qendra ushtarake dhe baza ajrore izraelite.

Në lidhje me sulmet iraniane ka reaguar ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, duke thënë se Irani ka kaluar vijat e kuqe, duke lëshuar raketa në vende të banuara nga popullsia civile.

“Irani ka kaluar vijat e kuqe. Ka lëshuar raketa në hapësira të banuara nga popullsia civile. Irani do të paguajë çmim të rëndë për veprimet e tij”, tha ai, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Nga sulmet e Iranit, Izraeli ka bërë të ditur se së paku shtatë persona kanë mbetur të plagosur.