Ushtria izraelite thotë se ka goditur Aeroportin e Mashhadit në lindje të Iranit.

Kjo ushtri është konsideruar si goditja me rrezen më të gjatë që ka kryer që nga fillimi i operacionit të saj, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mashhadit ndodhet rreth rreth 110 kilometra nga kufiri i Iranit me Turkmenistanin.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan sot se ai ndodhet rreth 2,300 kilometra nga Izraeli.

“Forcat Ajrore të Izraelit po operojnë për të vendosur epërsi ajrore mbi hapësirën ajrore iraniane. Kjo shënon goditjen me rrezen më të gjatë të kryer që nga fillimi i operacionit,” thuhet në deklaratën e IDF-së.