Policia e Kosovës në Pejë, ka njoftuar se më datë 27.04.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se një person, tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nënshkrimet dhe vulat e komunës së Pejës, dhe i njëjti ka kontaktuar disa qytetarë të komunës së Pejës, duke iu premtuar banesa të cilat do të ndahen për raste sociale nga komuna e Pejës.
I dyshuari, sipas Policisë, ka kërkuar të holla në vlerë prej 800 euro, me pretendimin e fillimit të proceduarve për marrjen e banesës, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, thuhet se hetuesit e Stacionit Policor në Pejë kanë punuar intensivisht për zbulimin e këtij rasti dhe me datë 29.04.2026, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i këtij rasti.
“Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, u tha në njoftimin e Policisë.
Policia lut të gjithë qytetarët se për çdo rast të tillë mos të bien pre e mashtrimeve, por të raportojnë rastin në këtë institucion.















