Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Veternik, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, dyshohet se kanë sulmuar producentin e njohur Shkumbin Nebihu – Bini Diez.

Sipas burimeve të Paparacit, gjatë incidentit është përdorur edhe armë, ndërsa grupi që shoqëronte reperin ka goditur Nebihun dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha veturës së tij. Ngjarja dyshohet se ka qenë e organizuar, pasi siç tregon producenti, rruga i ishte zënë me qëllim.

I tronditur nga ajo që kishte përjetuar, Bini Nebihu në një intervistë për Prive by LS e përshkroi rastin si diçka të papërfytyrueshme dhe të rëndë, sidomos duke marrë parasysh që në momentin e sulmit ndodhej me familje.

“Jam shokuar. Kjo që ka ndodhë sonte është më e keqja që kishte mundur një shqiptar me bë. Nuk e kemi as traditë e as zakon, sidomos kur është dikush me familje”, tha ai ndër të tjera, duke lënë të kuptohet se përballja ka qenë e dhunshme dhe e paprovokuar.