Policia e Kosovës ka deklaruar se maturanti i cili është paraqitur “me gjak” në qafë më 23 maj në Mitrovicën e Veriut, ishte i ngjyrosur me ngjyrë.
Në një konferencë për media, drejtori i policisë Gazmend Hoxha, tha se shenjat me ngjyrë në qafë, maturanti i kishte pasur para intervenimit të policisë dhe se ndaj tij nuk është përdorur dhunë.
“Policia dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me informacionet e pasakta që pretendojnë për dhunë më 23 maj në Veri nga ana e policisë së Kosovës. Policia sqaron se aktiviteti në fjalë nuk ka qenë protestë, është fjala për një defilim të maturantëve i cili është paralajmëruar paraprakisht. Policia me njësitë e saj ka qenë e pranishme gjatë këtij aktiviteti për të mbështetur zhvillimin. Gjatë defilimit, disa pjesëmarrës kanë provokuar qytetaret që kanë qenë të ulur me thirrje “Kosova është zemra e Serbisë”. Në këto rrethana, policia ka ndërhyrë. Kur policia veproi për parandalim, në media u shfaq një person ndaj të cilit pretendohej se u përdor dhunë”.
“Këtë shenjë e kanë pasur edhe persona të tjerë pjesëmarrës”, tha Hoxha, njofton Klankosova.tv.
“Në deklaratën e tij të dhënë në polici dje, në prezencë të prindit të tij ai ka thënë se këto shenja janë të vendosura me marker dhe është traditë. Gjatë intervistës së tij nuk ka proceduar ndonjë lëndim të shfaqur”, tha më tej Hoxha, njofton Klankosova.tv.
“Ngjyra ka qenë e vendosur para veprimit të policisë që dëshmon se nuk është gjak dhe se nuk është shkaktuar ndonjë gjakderdhje. Pretendimet se gjakosja e maturanit është bërë gjatë intervenimit të policisë, mohohet që dëshmojnë si të tilla”.
