Nisma Social Demokrate, e ka marrë seriozisht garën për Vushtrrinë. Pasi kandidoi një grua për kryetare të qytetit, partia e Fatmir Limaj ka menduar edhe për listën për Kuvendin Komunal. Me numrin tre në listën për asamble ka renditur Kushtrim Veselin, që njihet ndryshe edhe si motori i Nismes Socialdemokrate. Veseli, ky i ri nga qyteti i vjetër, ka mbledhur sot në vendlindjen e tij përkrahësit e tij të partisë për ta shfaqur vizionin që për Vushtrrinë. Në këtë ngjarje ku prezent ishte edhe kreu i Nismes, Fatmir Limaj, Veseli tha se kjo me shumë se fushatë ishte një takim zemre.

“Ky nuk ishte thjeshtë një tubim, ishte një takim zemre. Çdo duartrokitje, çdo shikim, çdo fjalë e juaja më dha forcë e besim se po ecim drejt një ndryshimi që po vjen, dhe që nuk mund të ndalet”, ka shkruar Veseli.

Kandidati për asamble që mban numrin 3 në listën zgjedhore ka thënë se mbështetja që merr I jep forcë për angazhimin e tij drejt ndryshimit të madh që po vërehet në Vushtrri.

“Çdo duartrokitje, çdo shikim, çdo fjalë e juaja më dha forcë e besim se po ecim drejt një ndryshimi që po vjen, dhe që nuk mund të ndalet. Ju falënderoj me gjithë shpirt secilin prej jush që gjeti kohë të ishte pranë meje. Prania juaj e bëri këtë mbrëmje madhështore dhe plot kuptim. Mbështetja juaj është përgjegjësi, është motiv, është premtim që unë nuk do ta tradhtoj”, ka shkruar Veseli në Facebook.