Katër zyrtarë policorë janë suspenduar të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës pas rastit të rëndë të vrasjes së trefishtë në Gjilan.

Në mesin e të suspenduarve është edhe Ardian Demiri, hetues në Policinë e Gjilanit.

Sipas postimeve publike në rrjetet sociale, ai është vëllai i Burim Demirit, ish-kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë qytet.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit Mefail Shkodra, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.”