Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves sot u takua me kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexhën si dhe juristen e mediave, Flutura Kusarin.
Përmes një postimi në Facebook, ambasadori thotë se ata folën për ambientin mediatik në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Madje, shtoi se sulmet e fundit ndaj medias, janë shqetësuese.
“U gëzova që sot në mëngjes takova Xhemajl Rexhën dhe Flutura Kusarin për t’u informuar mbi ambientin mediatik në Kosovë . Kosova duhet të jetë krenare për historikun e saj demokratik, por pengesat e fundit në mjedisin për gazetari të lirë, të pavarur dhe të patrembur janë shkak për shqetësim”, shkroi ai