Daut Haradinaj ka njoftuar se ka arritur pajtimin e dy familjeve në Junik.

Bëhet fjalë për familjen Bajraktari e Krasniqi.

“Kur vlera shqiptare mbetet themeli i Junikasve, është ndjenjë e veçantë kur burra të çmuar të Bajraktarëve të vlerësojnë dhe të besojnë. U ndjeva krenar që, bashkë me shumë miq, i pajtuam familjen e Januz Bajraktarit dhe familjen e Isuf Musë Krasniqit.

Historia na ka mësuar se i ndershmi të nderon e i forti falë, e tillë ishte familja Bajraktari”, tha ai.