Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar 28-vjetorin e masakrave të kryera në fshatrat Likoshan dhe Çirez, ku civilë të pafajshëm u ekzekutuan nga forcat e regjimit serb më 28 shkurt 1998.
Në një postim në Facebook, Hamza shkroi se këto ngjarje mbeten plagë të hapura, pasi drejtësia për viktimat ende mungon, raporton Klankosova.tv.
“Kosova që sot e gëzojmë është amanet i tyre. Dhe, po ashtu, amanet i tyre është që kurrë të mos heshtim përballë padrejtësive.
Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë!”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së.















