Tri raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar gjatë ditës së diel në Kosovë.

Sipas raportit të policisë, rastet janë shënuar në Ferizaj e Klinë, ndërsa cak i hajnave ishin stolitë e arit e paratë e gatshme, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastet, deri më tani asnjë person nuk është arrestuar.

Më poshtë gjeni rastet e vjedhjeve:

“Ferizaj 10.05.2026-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti nën hetime”.

“Ferizaj 10.05.2026-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari.  Rasti nën hetime nga njësitë relevante”.

“Klinë 10.05.2026-21:38. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur,  kanë depërtuar në shtëpinë e tij me forcë dhe nga aty kanë vjedhur para te gatshme, stoli ari si dhe një armë me leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nen hetime”.