Një shtetaste e Kolumbisë ka raportuar në polici se tre persona të armatosur kanë hyrë në banesën e saj dhe ia kanë vjedhur 10 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

“Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme”.

Policia bën me dije në raportin 24-orësh se po e heton rastin dhe për të njëjtin është njoftuar edhe prokurori .

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.