Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka rrëzuar 12 ligje që u miratuan nga qeveria Kurti.

Këto ligje ishin miratuar në një seancë të vetme, në dhjetorin e vitit 2024.

Këto ligje ishin miratuar në seancën e fundit para shëprbërjes së Kuvendit, para zgjedhjeve të shkurtit.

Kushtetuesja ka konstatuar se në 12 ligje, u shkelën parimet kushtetuese.

Ligjet e shfuqizuara janë: Ligji për Shërbimet e Pagesave; Ligji kundër dukurive negative në sport; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit; Ligji për provimin e maturës shtetërore; Ligji për Banim Social dhe të Përballueshëm; Ligji për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim; Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Speciale; Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore; Ligji për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore; Ligji për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore; si dhe Ligji për Lojërat Mesdhetare.

”TË SHFUQIZOJË, me pesë (5) vota për dhe dy (2) kundër, (i) Vendimet [Nr. 08- V-801] dhe [Nr. 08-V-848] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-328 për Shërbimet e Pagesave; (ii) Vendimet [Nr. 08-V806] dhe [Nr. 08-V-854] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-326 kundër dukurive negative në sport; (iii) Vendimet [Nr. 08-V-800] dhe [Nr. 08-V-847] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-333 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit; (iv) Vendimet [Nr. 08-V-802] dhe [Nr. 08-V-849] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-3oo për provimin e maturës shtetërore; (v) Vendimet [Nr. 08-V-795] dhe [Nr. 08-v-842] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-315 për Banim Social dhe të Përballueshëm; (vi) Vendimet [Nr. 08-V-797] dhe [Nr. 08-V-845] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr.08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim (vii) Vendimet [Nr. 08-V-796] dhe [Nr. 08-V-843] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-320 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor; (viii) Vendimet [Nr. 08-V-807] dhe [Nr. 08-V-855] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-323 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale; (ix) Vendimet [Nr. 08-V-805] dhe [Nr. 08-V-853] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore; (x) Vendimet [Nr. 08-V-804] dhe [Nr. 08-V-851] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-324 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore; (xi) Vendimet [Nr. 08-V-803] dhe [Nr. 08-V-852] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-330 për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore; dhe (xii) Vendimet [Nr. 08-V-799] dhe [Nr. 08-V-846] e 5 dhjetorit 2024 të Kuvendit, përmes të cilëve është miratuar Ligji Nr. 08/L-334 për Lojërat Mesdhetare”, thuhet në vendim,

Kurse, ligjet që kaluan filtrin e Gjykatës Kushtetuese janë: Ligji për Inspektoratin e Tregut, Ligji për Bankat, Ligji për Gjykatën Administrative.

“TË KONSTATOJË, njëzëri, që: (i) Vendimi [Nr. 08-V-821] i 5 dhjetorit 2024 i Kuvendit, përmes të cilit është miratuar Ligji Nr. 08/L-304 për Bankat; (ii) Vendimi [Nr. 08-V-822] i 5 dhjetorit 2024 i Kuvendit, përmes të cilit është miratuar Ligji Nr. 07/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut; dhe (iii) Vendimi [Nr. 08-V-850] i 5 dhjetorit 2024 i Kuvendit, përmes të cilit është miratuar Ligji Nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative; që të gjitha, janë në 63 përputhshmëri me nenet 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 7 [Vlerat], 74 [Ushtrimi i funksionit] dhe 76 [Rregullorja e punës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.