Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrethana ende të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rreth orës 11:30 është pranuar një informatë për një trup të pajetë në garazhin e një vile në këtë fshat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi emergjent, të cilët kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si N.M, 63-vjeçar.

Bazuar në të dhënat e para, mjekët kanë konstatuar se nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa njësia e hetimeve dhe forenzika kanë nisur menjëherë procedurat hetimore në koordinim me Prokurorinë.