Ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë filluar gërmimet në ambientet e Burgut të Dubravës, me qëllim të identifikimit të mbetjeve mortore që dyshohet t’i përkasin një personi të zhdukur gjatë apo pas luftës në Kosovë.
Anëtari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, konfirmoi për Klankosova.tv, se hetimet kanë filluar dhe se do vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Prokuroria Speciale rreth këtij rasti, ndërkohë që Klankosova.tv është në pritje të një përgjigjeje të tillë.