Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arben Gega, pas një takimi me qytetarë në Suharekë ka theksuar se PDK është ndryshimi që i duhet qytetarëve.
Gega tha se vendi ndodhet përballë një zgjedhjeje mes vazhdimit të krizës dhe orientimit drejt zhvillimit.
“Suhareka foli qartë. Përballë krizës, zgjedhim zhvillimin. Përballë stagnimit, zgjedhim punën. Përballë arsyetimeve, zgjedhim rezultatet.
Me energjinë e qytetarëve dhe me vizionin e Bedri Hamzës, po e nisim ndryshimin që i duhet Kosovës”, ka shkruar Gega.















