Gazetari kosovar Vehbi Haliti që jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, në një prononcim për FRONTAL të T7 ka thënë se për fat të keq një prej viktimave të sulmit në një shkollë në këtë qytet është edhe një vajzë nga Kosova, shkruan Express.
“Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një vajzë e një aktivisti tonë këtu në Graz. Është anëtarë i kryesisë i Unionit Humanitar në Graz. Është një tragjedi më të mëdha pas luftës së dytë botërore në Austri, sa i përket tragjedive të qëllimshme”, ka thënë ai.
“Unë e kam emrin dhe mbiemrin, por për shkaqe të privatësisë s’do t’i them sot”, ka shtuar ai./Express/