Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga data 31 maj deri më 05 qershor 2026 do të zhvillohet ushtrimi fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovë, konkretisht në Aeroportin e Gjakovës dhe në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.
FSK ka bërë të ditur se këto lëvizje realizohen në funksion të ushtrimit dhe janë pjesë e aktiviteteve të planifikuara operacionale dhe stërvitore.
Me këtë rast, Forca e Sigurisë së Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për qarkullimin e shtuar të mjeteve ushtarake gjatë ditëve të ushtrimit.
Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” pritet të shërbejë për validimin e kapaciteteve operacionale dhe gatishmërisë së njësive të FSK-së.














